Transmetuar më 09-02-2018, 18:24

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej disa ditësh ka nisur prishjen e disa objekteve në Golem.

Janë objekte të ngritura në rërë, pjesa më e madhe e të cilave ishin ringritur edhe pas prishjes nga IKMT.

Ato janë brenda fashës së mbrojtur nga bregu ku nuk duhet ndërtuar, sipas ligjit.

IKMT ka paralajmëruar ndjekje penale për ccdo shkelës të ligjit që ndërton pa leje.

Aksioni do të vijojë deri në pastrimin e plotë të zonës. /k.k/noa.al/