Transmetuar më 09-02-2018, 12:09
Publicitet

Çdo lidhje ka ulje-ngritjet e veta, jo vetëm në raportin në tërësi, por edhe sa i takon marrëdhënieve seksuale. Por shkenca tashmë ka zbuluar momentin, në të cilën arrihet piku i kënaqësisë seksuale në një lidhje.

Një studimi i botuar në revistën shkencore “Archives of Sexual Behavior”, ka analizuar thuajse 3 mijë çifte me moshë nga 25-41 vjeç, për tre vite me radhë.

Ata u pyetën në mënyrë periodike gjatë kësaj kohe se sa të kënaqur ishin me jetën e tyre seksuale dhe se sa shpesh kryenin marrëdhënie.

Pas kontrolleve, studiuesit zbuluan se të intervistuarit ndjenin kënaqësi më të madhe seksuale në gjysmën e dytë të vitit të parë të lidhjes, në raport me çdo moment tjetre.

Me kalimin e kësaj periudhe, kënaqësia vinte gjithnjë e në rënie, shkruan noa.al. Autorët shpjegojnë se në 12 muajt e parë të lidhjes nis njohja reciproke, edhe e dëshirave seksuale dhe pasioni është më i madh.

Ndër të tjera, raporti është ende i freskët dhe për pasojë edhe më emocionues. /a.y/noa.al

Loading...