Transmetuar më 08-02-2018, 11:48

Një burrë që pastronte kabinën e makinës së tij është përballur me një surprizë të bukur të cilën nuk e kishte menduar se i kishte ndodhur deri në ato momente. 

Ai ishte shpallur fitues katër muaj më parë i një biletë të “Lotarisë Virginia”, por as që e kishte kuptuar këtë gjë.

James Wright nga Henderson, tha se kur po pastronte kamionin e tij zbuloi  biletën e “Virginia Lottery Cash 5” që ai e kishte blerë disa muaj më parë gjatë një udhëtimi të tij, por që më pas e kishte harruar aty.

Wright tha se pasi ai e gjeti, kontrolloi numrin e tij, 12-16-18-24-27, dhe zbuloi se kishte fituar  100,000 dollarë me biletën e 12 nëntorit të vitit të kaluar.

"Unë dhe gruaja ime kemi hipur shumë herë në kamionin tonë dhe kemi udhëtuar gjatë me të, por nuk e kishim vënë re biletën që pas asaj dite që e kishim harruar aty dhe ajo ishte fshehur poshtë sediljeve, deri kur vendosa të vë pak rregull në kampion”, u shpreh ai.

Çifti kanë deklaruar më tej se ata planifikojnë të përdorin fitimet e tyre për të paguar faturat dhe për të bërë disa riparime në shtëpinë e tyre./b.l/noa.al/