Transmetuar më 08-02-2018, 10:54

Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në funksionet e trupit të njeriut, jo vetëm duke filtruar gjakun dhe duke hequr qafe produktet e mbetura, por po ashtu edhe duke balancuar nivelet e elektroliteve në gjak, duke kontrolluar presionin e gjakut dhe duke stimuluar prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ato filtrojnë mbeturinat e metabolizmit të trupit të njeriut, si urenë nga proteinat.

Kur gjaku shkon në veshka sensorët brenda veshkave vendosin se sa shumë ujë të nxjerrin në trajtën e urinës krahas me përqendrimin e elektroliteve. Kur sasia e përshtatshme e ujit është e pranishme në trup, urina është më e tretur dhe ajo bëhet më e kthjellët. Ky sistem kontrollohet nga renina, një hormon i prodhuar në veshka, që është pjesë e sistemeve të rregullimit të lëngjeve dhe presionit të gjakut në trup.

Një nga simptomat më të zakonshme të sëmundjes së veshkave është dhimbje në shpinë. Dhimbja shfaqet më shumë në mëngjes, në pjesën e ulët të shpinës. Gjithashtu, mund të përjetojnë vështirësi me urinim. Kjo është shenja e hershme e dëmtimit të veshkave dhe nëse diagnoztifikohet në kohë, mund të trajtohen me sukses.

Lëkura e thatë- Kjo është një simptomë standarde që tregon se veshka nuk është mirë. Në qoftë se lëkura juaj shpesh duket e thatë, atëherë është shumë e mundur që veshkat tuaja të janë të dëmtuara. Po ashtu nëse keni të ënjtura në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit, tregon se veshkat tuaja nuk janë duke funksionuar si duhet.

Ndryshimet në urinim- Veshkat janë përgjegjës për sekretimin e urinës, por për shkak të mosfunksionim të mirë ka një ndryshim në sekretim, ku urina mund të jetë e shkumëzuar, urinim i shpeshtë gjatë natës, urina mund të përmbajë gjak, vështirësi me urinimin.

Lodhje dhe dobësi- Një hormon i quajtur erythropoietin, i prodhuar nga veshkat, ndihmon në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në transferimin e oksigjenit në qeliza.Dëmtime në veshka zvogëlojnë sekretimin e këtij hormoni, e cila çon në uljen e numrit të qelizave të kuqe të gjakut dhe për këtë arsye shkon në anemi.

Si të përmirësohet funksionimi i veshkave?

Funksioni i veshkave në mënyrë efektive mund të përmirësohet përmes dietës ushqimore dhe mënyrës së jetesës më të mirë. Gjëja e parë që ju mund të bëni është që të mos pini duhan dhe të shmangni mjedisin dhe produktet me një përmbajtje të lartë të kaliumit.