Transmetuar më 08-02-2018, 10:17
Publicitet

Konkursi “Gerber” është një traditë shumë e dashur në historinë e kompanisë ushqimore në Gjeorgji prej 90 vitesh ku përzgjidhet imazhi më i bukur mes shumë konkurentëve.

Dhe për herë të në këtë histori të gjatë fitues është zgjedhur një vogëlush 18 muajsh i cili vuan nga sindroma Dawn.

Ai është Lucas Warren, nga Dalton, Gjeorgji, i cili mundi një numër prej 140 mijë konkurentësh të tjerë duke u shpallur fituesi i “Gerber Baby Photo Search” duke marrë çmimin “Buzëqeshja”.

Lucas dhe familja e tij kanë marrë një çmim prej 50 mijë dollarë. Megjithatë prindërit e tij, Cortney dhe Jason Warren janë shprehur se nuk e prisnin të ishin fitues të konkursit. 

Ato publikuan fotografinë e tij të veshur me një këmishë të gjelbër në Instagram duke përdorur hashtagun e konkursit.

“Ai nuk del shumë dhe nuk takohet kurrë me të huaj. Ai ka qejf të luajë, të qeshë dhe i pëlqen të bëjë njerëzit e tjerë të qeshin”, tha mamaja e tij.

Tani, fëmija i admirueshëm do të shfaqet në të gjitha paketimet e Gerber dhe në çdo shpallje të Gerberit për vitin 2018.

Konkursi i parë i fotografive i Gerber u zhvillua në vitin 1928, duke përzgjedhur Ann Turner Cook në frontin e fushatës deri në vitin 2010.

Marka më pas lançoi kërkimin vjetor të Fotografisë së Fëmijëve për të festuar të gjitha foshnjat dhe fëmijët e vegjël./b.l/noa.al/