Transmetuar më 29-01-2018, 17:45
Publicitet

Në fund të muajit Janar përgatituni që të shikoni një spektakël qiellor, atë të eklipsit të hënës. Më 31 Janar do të ndodhë eklipsi i plotë hënor, ose ajo që ndryshe quhet “Hëna e përgjakur”.

Ky fenomen, përkon edhe me “Hënën blu”, që do të thotë se është hera e dytë brenda një muaji kur hëna do të jetë e plotë. Për vitin 2018, fenomeni “Hëna blu” do të ndodhë dy herë.

Por, është hera e parë në 150 vjet që eklipsi i plotë hënor përkon me “Hënën blu”, sipas faqes Space.com. Këtë fenomen të dyfishtë, disa e kanë quajtur “Superhëna blu e përgjakshme”.

Në rastin e “Hënës blu”, emërtimi nuk përkon me përmbajtjen.

Nuk do të thotë se hëna do të marrë pigment blu, por emri është vendosur i tillë pasi është hëna e dytë e plotë në një muaj të caktuar të vitit. Kësaj radhe, ngjyra do të ndryshojë, por nuk do të jetë blu. /k.k/noa.al/

Loading...