Transmetuar më 29-01-2018, 12:35
Publicitet

Një ngjarje tragjike është shënuar në një familje, ku janë djegur të gjallë nënë e bir.

Tragjedia ka ndodhur në Manastir të Maqedonisë, në rrugën Daveani, rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm.

Kryefamiljari, babai i djalit dhe burri i gruas së ndjerë, ka dalë nxitimthi në oborr duke kërkuar ndihmë, menjëherë sapo ka konstatuar zjarrin e beftë.

Të parët që kanë ardhur në ndihmë kanë qenë banorët e zonës dhe më tej shërbimet zjarrfikëse, duke shuar zjarrin, por pa rezultat, nënë e bir, kishin gjetur vdekjen.

Mësohet se gruaja e ndjerë ishte rreth 40 vjeçe, ndërsa djali i vdekur 17 vjeç.

Nuk dihen ende rrethanat që shkaktuan zjarrin, ndërkohë që nga ana e policisë, vijojnë hetimet, për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al