Transmetuar më 25-01-2018, 14:51
Publicitet

Studiuesit kanë zbuluar se dhimbjet tipike të ciklit menstrual dhe sindroma paramenstruale shkaktohet nga një proteinë, një zbulim i cili mund të ndihmojë për të kuptuar dhe kuruar më mirë këtë shqetësim.

Studimi amerikan i University of Massachusetts me titull “The Association of Inflammation with Premenstrual Symptoms”, u publikua në revistën shkencore ‘Journal of Women's Health’.

Duke konstatuar se 80 femra në 100 vuajnë nga sindroma premenstruale dhe 50 prej tyre marrin ilaçi për shkak të simptomave, studiuesit u vunë në dilemë se çfarë i shkaktonte këto dhimbje dhe luhaste humorin.

U zbulua se ky shqetësim shkaktohej nga një proteinë, konkretisht proteina C-reaktive (PCR), e cila prodhohet nga mëlçia dhe sintetizohet gjatë një faze inflamacioni të veçantë akut.

Për të arritur në këtë zbulim, studiuesit përdorën informacionet e rreth 300 femrave të ndara në grupe, sipas tetë simptomave tipike të ciklit menstrual, duke zbuluar se prania e lartë e proteinës C-reaktive korrespondonte në praninë më të madhe të simptomave menstruale, shkruan noa.al.

“Ato femra që kanë simptoma të rënda menstruale dhe luhatje humori, rrezikojnë shumë nga sëmundjet kardiovaskulare”, thotë drejtuesja e studimit Elizabeth Bertone-Johnson.

Ideja konsiston në faktin që të mendohet për zbulimin e kurave specifike për të trajtuar simptomat premenstruale, në mënyrë që të reduktohen këto rreziqe. /a.y/noa.al

Loading...