Transmetuar më 23-01-2018, 11:48
Publicitet

Vrasja e Oliver Ivanoviçit ka mundur të jetë kryer nga grupi i Milan Radojçiç i cili ka raporte të mira me strukturat udhëheqëse të Serbisë. Kështu kanë bërëw të ditur burimet e “Arbresh.info” në lidhje me hetimet rreth vrasjes së liderit të iniciativës qytetare “Liri, Drejtësi, Demokraci”.

Sipas burimeve, vrasësi i Ivanoviç kishte qëlluar disa herë mbi të ndërkohë që makina e tij “Opel” me të cilën ishte larguar dhe e cila ishte gjetur e djegur më pas, ishte parë e parkuar disa herë aty ku parkoheshin edhe veturat e Millan Radojçiç dhe të grupit të tij.

Burimet thonë se dy ditë para vrasjes së Ivanoviç, dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet, ishin në zyrën e Milanit. Edhe bashkëshortja e Oliver Ivanoviç kishte deklaruar se personi që vrau Oliverin mori urdhër nga Milan Radojçiç dhe grupi i tij.

Po ashtu, thuhet se më 27 korrik të vitit 2017, kur kandidatura e Oliver Ivanoviç për kryetar të Mitrovicës Veriore ishte bërë zyrtare, Milan Radojçiç kishte deklaruar se ai do t’i filloj kërcënimet karshi tij dhe se nëse nuk heq dorë, do ta vrasë atë.

Kjo pasi, Ivanoviç ishte i padëshiruar nga shteti serb pasi thuhej se nuk po bënte asgjë për të mirë te serbëve të Kosovës. Ndërkaq, më 28 shtator të vitit 2017, automjeti privat i Ivanoviç ishte kallur si kërcënim direkt ndaj tij dhe kandidaturës së tij për kryetar të komunës së Mitrovicës Veriore.

Burimet po ashtu thonë se po më 28 shtator të vitit 2017, Oliver Ivanoviç kishte deklaruar se “situata kishte ndryshuar për të keq. Frika e njerëzve është e paparashikueshme. Këta njerëz nuk kanë frikë nga shqiptarët por nga serbët, të cilët vozisin automjete Jeep-a pa targa të regjistrimit”.

Ivanoviç kishte paralajmëruar ndër të tjera edhe mundësinë e eskalimit të situatës në Mitrovicën e Veriut.

Ministri për Kosovën në Qeverinë Serbe, Marko Gjuriç kishte akuzuar Oliver Ivanoviçin gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovës duke thënë se ai ka bashkëpunim me autoritetet mbrojtëse të Kosovës.

Oliver Ivanoviç është vrarë më 16 janar të këtij viti rreth orës 8:00 ndërsa po hynte në selinë e partisë së tij. Vrasja e tij ka shkaktuar reagime të shumë në Kosovë dhe jashtë saj. Ai është varrosur në Beograd më 18 janar në kompleksin e varrezave “Novo Groblje”.

Loading...