Transmetuar më 23-01-2018, 08:52

Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin fqinjë Greqi. Një shtetas shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u hedhur nga kati i pestë i një hoteli.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një hotel në qendër të Athinës në sheshin Omonia me protagonist një shqiptar 42-vjeçar.

Sipas mediave greke shqiptari kishte hyrë në hotel me shpejtësi mbrëmjen e djeshme dhe në momentin kur recepsionisti kishte tentuar ta ndalonte ai kishte marrë ashensorin.

Shqiptari, i cili nuk ishte qiramarrësi i hotelit, arriti në ndërtesën e vendosur në rrugën 7, Marika Kotopouli në orën 22:10 në mbrëmje.

Ai u transportua me ambulancë në spital, por ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e plagëve të marra.

Thuhet se atij iu gjet pranë edhe një çantë e mbushur me para, por pritet ende një deklaratë zyrtare nga policia, ndërsa hetimet janë ende në vijim.