Transmetuar më 22-01-2018, 13:08

Dalin detaje të reja lidhur me plagosjen me thikë të ndodhur në gjimnazin “Eqerem Çabej” në Tiranë, ku e dëmtuar mbeti një vajzë.

Ngjarja ndodhi gjatë pushimit të madh paraditen e sotme, ndërsa sherri kishte nisur mes dy nxënësve qysh në orën e Informatikës dhe kishte vijuar edhe më tej.

Dy nxënës të klasës së dhjetë janë zënë me njeri tjetrin, ku fillimisht u ka tërhequr vëmendjen mësuesja, ndërsa më tej ka ndërhyrë nxënësja, shoqe e tyre, e cila u qëllua teksa tentonte të ndante shokët.

Pasi ka qëlluar drejt shokut dhe thika ka prekur vajzën, i riu është larguar me shpejtësi, për tu shoqëruar nga policia pak më vonë.

Krahas tij në polici është shoqëruar edhe djali tjetër, me të cilin nisi konflikti, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Fatmirësisht, nxënësja e plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi thika e ka prekur shkarazi. /a.y/noa.al