Transmetuar më 22-01-2018, 08:11

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e parë të javës, me një lajm të mirë lidhur me sistemin shëndetësor.

Ai ka publikuar në Facebook, një video ku shkruan, “Mirëmëngjes dhe me këtë informacion domethënës për programin e ri të specialistëve në spitalet jashtë Tiranës, ju uroj një javë të mbarë”.

Në video promovohet sistemi i patronazhit, ku mjekët e Spitalit Universitar të Traumës po japin shërbimin në Spitalin Rajonal Fier.

Bëhet me dije se vetëm në një ditë u kryen 35 vizita neurologjike, 24 vizita kardiake, 10 echo abdominale. /a.y/noa.al