Transmetuar më 21-01-2018, 18:47

Bien në pranga 2 persona në Berat pasi dyshohet se tentuan të kryejnë grabitje në një servis.

Të dy personat janë arrestuar gjatë ditës së sotme, teksa akuzohen se tentuan të vjedhin pjesë këmbimi në një servis në fshatin Kutalli.

Mësohet se në pranga kanë rënë

• Emigert Haxhillari, 30 vjeç, banues në lagjen ‘’11 Janari’’ Kuçovë, (i dënuar 3 herë më parë)

• Gentjan Luzi, 36 vjeç, banues në lagjen ‘’11 Janari’’ Kuçovë, (i dënuar më parë).

Gjithashtu është proceduar penalisht për "Dëmtime të tjera me dashje" shtetasi G.O., pronari i servisit pasi ka goditur autorët e dyshuar gjatë tentativës për vjedhje.

Për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.

Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat./a.k/noa.al/