Transmetuar më 21-01-2018, 15:30
Publicitet

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 22 janar 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Jo gjithmonë dita e parë e javës sjell me vete mërzi dhe dembelizëm. Gjatë kësaj dite, Hëna do të hyjë fuqishëm në shenjën tuaj, duke ju dhuruar një autonomi të paparë lidhur me ndjenjat por edhe me veprimet logjike. Nuk e besoni? Prisni dhe do e shikoni!

Demi

Vendosni të dëgjoni atë zë të zbehtë, por tejet të qartë, i cili gjatë kësaj dite do ju bindë që t’iu jepni më shumë hapësirë personave dhe ndjenjave, edhe me koston e të lënit pas disa prej angazhimeve të kësaj të hënë. Kjo pasi ka shumë nevojë që të ëndërroni bashkë me dikë që e doni apo që keni simpati.

Binjakët

Do të vendosni që të ecni kundër rrymës, nuk do të ndiqni logjikën, por do të veproni me kokëfortësi. Në këtë mënyrë do të kërkoni diçka të bukur, origjinale dhe argëtuese, edhe pse është vetëm dita e parë e javës.

Gaforrja

Në sajë të ndikimit të Hënës, ndoshta do e keni disi të vështitë, që në orët e ardhshme të rehatoheni dhe të gjeni zgjidhje dhe mirëkuptim me persona dhe situata me të cilat do ju përballë dita. Do të jeni në njëfarë mënyre të dyjëzuar.

Luani

Shijoni gjithë miqësinë e kësaj Hëne, e cila gjatë kësaj dite do të dijë t’iu ndihmojë se si të koordinoni më së miri angazhimet e punës me ato të jetës private. Kjo e hënë do ju ndihmojë që të largoheni shumë larg nga problemet. Priten ngjyra në horizont.

Virgjëresha

Me nisjen e javës së re, duket se më në fund do të përmirësohet ana juaj emocionale, e cila do të përputhet më së miri me çdo situatë. Do e keni të lehtë të bashkëpunoni dhe ti vini idetë tuaja edhe në shërbim të të tjerëve.

Peshorja

Vendosni që të përballoni me kurajo dhe pa hezitim këtë javë të re, e cila duket se do të nisë më së miri. Do të keni dëshirë që të shfaqni pasione dhe ndjenja dhe nuk do ju mungojnë mundësitë që ta bëni. Është koha që të jetoni me një shpejtësi të re.

Akrepi

Në sajë të ndikimit të yjeve, do të rishfaqen disa cilësi në raportet me persona të tjerë. Do të ndiheni të lirë nga angazhimet dhe përgjegjësitë. Gjithçka do të vijë spontanisht dhe lirisht.

Shigjetari

Hëna do të shfaqet kurioze dhe rebele. Ajo do të tentojë që t’iu bindë se e hëna mund të bëhet një moment simpatik dhe me ngjyra. Do të mund të shkëputeni nga angazhimet dhe shqetësimet dhe do mund të buzëqeshni.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite duket se nuk do të jeni shumë dakord me personat që ju rrethojnë. Dikush që ka vërtetë dëshirë për gjëra të lehta dhe të thjeshta, do të shohë vetëm anët e mira të këtij momenti. Do të ketë pikëpamje që do t’iu duhet ti kuptoni dhe respektoni.

Ujori

Duhet të vendosni nëse është më mirë që të përshtateni me një look të ri, për të përmirësuar ditën, apo thjesht të përfshiheni në angazhimet e saj. Fatmirësisht askush nuk do ju krijojë probleme, të paktën jo gjatë kësaj dite.

Peshqit

Hëna gjatë kësaj dite do të dalë nga loja dhe do ju dhurojë liri të plotë nga rregullat dhe angazhimet. Do të mund ti jetoni gjërat siç i doni, pa shumë komplekse apo frikë. Do ta keni të qartë se çdo gjë mund të menaxhohet dhe jetohet me lehtësi. /a.y/noa.al

Loading...