Transmetuar më 21-01-2018, 14:54

Një grua ka zgjedhur një mënyrë të dhimbshme për t’i dhënë fund jetës, në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45 të mbrëmjes së kalaur, në fshatin Bregas të Divjakës.

Në banesë është vetëhelmuar me helm mizash, 43-vjeçarja M.A., e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë dërguar në spital për marrjen e mjekimit të nevojshëm.

Sakaq, aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe shkaqeve që e shtynë gruan drejt aktit të rëndë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese