Transmetuar më 21-01-2018, 12:34

Ditën e sotme u kujtua 7-vjetori i “21 Janarit”, ku humbën jetën katër protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Kryeministri Edi Rama priti në takim familjarët e viktimave ndërsa ashtu si për të disatin vit me radhë premtoi drejtësi, duke thënë se është humbur beteja por jo lufta.

Deri mesditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka dhënë asnjë mesazh për këtë përvjetor, por fton qytetarët në protestën e 27 janarit, në një tjetër mënyrë.

“Isha në shtëpinë e të moshuarit Jak Vjerdha, që prej disa ditësh jeton në errësirë bashkë me gruan e tij, sepse nuk ka para për faturën e dritave. Më treguan se ju ka ardhur fatura për 5 milionë, ndërkohë që pensioni i të dyve bashkë s’ju del as për ilaçe. Në 27 janar protestojmë për ti dhënë fund padrejtësive dhe nëpërkëmbjes”, shkruan Basha në Facebook.

Ai fton qytetarët që të bashkohen kundër varfërisë dhe arrogancës. /a.y/noa.al