Transmetuar më 20-01-2018, 17:48

Një shqiptar në Itali është dënuar me burgim pasi kishte goditur me shuplakë pronarin e gruas.

Kjo është arsyetuar prej Edmond C., dhe bashkëshortes së tij se pronari nuk po I jepte rrogën kësaj të fundit.

Bashkëshortja e shqiptarit, e thirrur si dëshmitare në gjyq, rrëfeu: “Deri në fillim të 2015-ës, punoja në restorantin Da Giovanna a Costa Masnaga”.

“Punova atje deri sa aktiviteti u mbyll. Me pronarin rashë dakord që do më kalonte në llogarinë time 70% të parave që duhet të më jepte, gati 14 mijë euro. Unë e besova, se kisha pasur raport të mirë me pronarin, ndonëse bashkëshorti im më tha se ato para nuk do t’i kisha parë ndonjëherë me sy”, tha ajo.

Gruaja ka vijuar më tej duke thënë:

“Në muajin maj të 2016-ës unë dhe burri im shkuam tek hoteli ku punonte ish-shefi. Sapo na pa nuk na priti mirë, na u drejtua me fjalë të rënda. Në mes të debatit burri nuk duron më dhe e ka qëlluar me një shpullë. Nuk kam vështirësi të pranoj se ai ka gabuar, por ju siguroj se e ka qëlluar një herë të vetme”.

Ajo theksoi se deri më tani ka arritur të marrë vetëm gjysmën e parave nga ish-shefi.

Para dy vjetësh shtetasi Edmond C. ishte arrestuar për të njëjtën akuzë në Shqipëri, por gjykata e kishte lënë të lirë.