Transmetuar më 20-01-2018, 17:44

Studimi i ri ka të bëjë me një mënyrë jetese të shëndetshme.

Për herë të parë, shkencëtarët kanë lidhur tri gjëra, mospirja e duhanit, duke mbajtur peshën normale dhe konsumimin e moderuar të alkoolit, me shtatë vite shtesë të jetës.

Hulumtimi u botua në revistën e Çështjeve Shëndetësore dhe autorët e tij shpresojnë se gjetjet e tyre do t’i ftojnë njerëzit të ndryshojnë sjelljet e tyre.

Për të shqyrtuar efektet e sjelljeve të veçanta shëndetësore mbi jetëgjatësinë, hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit dhe Institutin Max Plenk për Demografike Kërkime në Gjermani, analizuan të dhënat e mbi 14.000 amerikanëve.

“Ky zbulim ka implikime jo vetëm për individët dhe familjet e tyre, por edhe për sistemin shëndetësor në tërësi”, tha udhëheqësi i studimit Nel Mehta nga Universiteti i Miçiganit. /k.k/noa.al/