Transmetuar më 20-01-2018, 15:12
Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi

Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar ashpër rreth vendimit të qeverisë për të lejuar ndërtimin e varrezave greke.

Me një shkrim në facebook, Shpëtim Idrizi ka paralajmëruar se shqiptarët janë gjallë dhe do të ngrihen ndaj çdo padrejtësie.

“Nuk ka fe, besim e politikë në botë që nuk i trajton të vdekurit njësoj! Të vdekurit janë të barabartë edhe para zotit, dhe para robit! Dhe dhembin njëlloj! Dhembin njëlloj dhe po njëlloj meritojnë nderim! Po ju garantojmë që jemi gjallë e do ngrihemi me gjithë shqiptarët”, shkruan Idrizi.

Ai e quan të padrejtë paktin për ndërtimin e varrezave, ndërsa thotë se më e pranueshme në këtë rast do të ishte ndërtimi i një përkujtimoreje, ashtu si ka ndodhur në raste të tjera.

“Në bazë të çdo konvente e praktike ndërkombetare, për ata që kaneë ndërruar jetë në një territor të huaj, ngrihet një varrezë përkujtimore e simbolike, siç Shqipëria ka aplikuar për ushtarët francezë e britanikë”, vijon reagimi i tij.

Shpëtim Idrizi sjell edhe njëherë në vëmendje masakrën që është bërë me çamët. /k.k/noa.al/