Transmetuar më 20-01-2018, 12:51

I goditur disa herë me një shkop druri, deri sa të kthjellohet dhe të lejojë turistët e shumtë të bëjë foto e “selfie” të përkryera. Kjo ka ndodhur në kopshtin zoologjik të Pattaya-s, në Tajlandë. Viktimë e keqtrajtimeve ka qenë një tigër i strukturës.

Alarmi është lëshuar nga Edwin Wiek, themelues i shoqatës  “Wildlife Friends Foundation Thailand”, i cili ka publikuar një video të filmuar në kopshtin zoologjik në faqen e tij në “Facebook”.

Videoja ka shkaktuar indinjatë të madhe dhe është parë mbi 2.3 milionë herë në rrjet. “Tigrat goditen me shkop gjatë gjithë ditës, qindra herë, deri sa të jenë të përshtatshëm për fotot me turistët. Është koha të ndryshohen ligjet”, ka shkruar Wiek.

Videoja, jashtëzakonisht e veçantë, tregon tigrin të lidhur dhe që keqtrajtohet, por nga ana tjetër ka prekur shumë përdoruesit në rrjetet sociale, të cilët kanë komentuar, ndarë dhe shprehur keqardhje.

Turistët nxitojnë të bëjnë foto, por thuajse nuk e kuptojnë situatën ku ndodhet kafsha. Dhe kjo është vetëm një nga rastet ku kafshët drogohen dhe keqtrajtohen për qëllime turistike.