Transmetuar më 20-01-2018, 11:08
Publicitet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç me eskortën e tij, para pak minutave kanë hyrë në territorin e Kosovës përmes kufirit të Jarinjes.

Vizita e tij ndodh pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, ku vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen. 

Ndërkohë, ka ndryshuar agjenda e tij. Së pari ai do ta vizitojë manastirin Banjska rreth orës 10:45, prej nga pastaj do të qëndrojë në veri të Mitrovicës. Pastaj nga ora 12:00,  do të bëjë homazhe në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviçi.

Rreth orës 12:15 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

Pastaj do të niset për në Graçanicë, ku në orën 17:00 do ta vizitojë Manastirin, pastaj në ora 17:30, do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë. Njësitë speciale të policisë nga Prishtina janë nisur drejt Mitrovicës për të ofruar siguri.