Transmetuar më 19-01-2018, 20:09

Gjatë vizitës së tij në Peru, Papa Françesku është vlerësuar për një gjest mjaft të veçantë.

Ndërkohë që ai kalonte përpara qytetarëve, një police ra nga kali.Menjëherë Papa këkoi që automjeti ku po ecte të ndalej, dhe shkoi drejt polices për ta ndihmuar.

Kur ambulanca erdhi për të marrë policen, vetëm atëherë Papa rifilloi rrugëtimin e tij.

Veprimi u prit me ovacione nga të pranishmit. /k.k/noa.al/