Transmetuar më 19-01-2018, 16:51

Kreu demokrat Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale një video në kuadër të përgatitjejeve të opozitës për protestën e 27 janarit që do të mbahet në Tiranë.

Basha fton qytetarët të mbështesin protestën, ndërsa akuzon Kryeministrin Rama se ka bërë ligj për të mbrojtur deputetët e korruptuar.

Në mesazhin që përcjell përmes videos, Basha gjithashtu akuzon Ramën se ka vendosur dy standarde, një për vete dhe një për qytetarët, ndërsa shpreh bindjen se më 27 janar shqiptarët do t’i thonë ndal këtij modeli.

“Edi Rama ka bërë ligj për të mbrojtur deputetët e korruptuar. Ai ka dy standarde, një për vete dhe një për njerëzit. Shqiptarët do t’i thonë ndal. Bashkohu edhe ti. 27 janar ora 12:00 tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, është mesazhi i shpërndarë nga Basha./b.l/noa.al/