Transmetuar më 19-01-2018, 15:48

Mund të duket e pazakontë pasi raporti nuse-vjehrrë cilësohet si ai i maces me miun, por ja që një vjehrrë nga Vlora është e shqetësuar për nusen e të birit dhe kërkon ndihmën e policisë.

Gjatë ditës së djeshme, e enjte, 68- vjeçarja L.M., me banim në Vlorë ka bërë kallëzim në polici se i është zhdukur nusja.

Ajo ka thënë se më 30 dhjetor të vitit 2017 i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer nusja e djalit Z.M., 28 vjeçe, banuese në Vlorë.

Vjehrra ka deklaruar në polici se ajo është larguar pa adresë duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur të moshës 3 dhe 9 vjeç, të cilët i mban gjyshja pensioniste, në kujdestari.

Nga ana e policisë ka nisur puna për gjetjen e gruas, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/