Transmetuar më 19-01-2018, 13:55

Sportiste, dinamike dhe me shëndet të plotë, por gjeti vdekjen prej gripit në moshë të re. Familjarët e saj kuptuan se diçka nuk shkonte dhe vendosën që ta çonin në spital, por dy ditë pasi ajo kishte marrë virusin që i kushtoi jetën.

Katie Oxley Thomas, një grua kaliforniane nga San Jose, e cila nuk kishte shumë që kishte mbushur 40-vjeçe, humbi jetën në fillim të janarit, për shkak të atij që dukej një grip i zakonshëm.

Ishte një grua e fortë, nënë e tre fëmijëve me moshë nga 7 deri në 17 vjeç, por askush nuk ia merrte mendja se jeta e saj do ndërpritej kaq papritur.

Familja vendosi që ta tregojë historinë e saj, në mënyrë që askush të mos e nënvlerësojë një virus të tillë, i cili mund të rezultojë vdekjeprurës.

“Mjekët na thanë se ishte e fortë, por dukej se çdo 15 minuta situata përkeqësohej, pa mundur të bëmë asgjë”, tha vëllai i gruas, shkruan noa.al.

Katie gjeti vdekjen pak orë, pasi u kalua në terapi intensive. Katie ishte vaksinuar kundër virusit, por pavarësisht kësaj u prek nga një formë shumë e rrallë, e cila i mori jetën. /a.y/noa.al