Transmetuar më 19-01-2018, 11:57

Këngëtari shqiptar i cili po zhvillon karrierën e tij në Itali, Ermal Meta, është përballur me fyerje të rënda.

Ndërsa ende s’ka nisur festivali italian i muzikës “Sanremo”, këngëtari italian Morgan, emri i vërtetë i të cilit është Marco Castoldi, ka shpërthyer keq kundër këngëtarit shqiptar, për shkak se kënga e tij nuk u pranua.

Në një intervistë të dhënë së fundmi ai e ka quajtur “Ermal Merdal (merda- mu.i, jashtëqitje dhe Metadon një lloj droge që lufton varësinë nga heroina).

Kjo ka bërë që këngëtari shqiptar të bëjë një reagim në Twitter, ku shkruan: “Për Morgan! Shpresoj të jesh krenar për njeriun që je. Unë për vete jam krenar për emrin tim edhe kur ti më quan “merdal” ose “metadon”. Sa e trishtë Marco! Udhëtimi i parë që bëra menjëherë sapo mora patentën ishte të vija në koncertin tënd. Mjaft me këto budallallëqe, mos e harxhoni kot potencialin tuaj të madh. Publikoni një tjetër këngë dhe na lini pa fjalë. Të paktën unë pres përsëri nga ju”. /a.y/noa.al