Transmetuar më 19-01-2018, 10:45

Ish-Kryeministri Sali Berisha, publikon një video me anë të së cilës pretendohet se një avion me drogë fluturon mbi aeroportin e Kukësit.

Ai hedh dyshime se droga është e lidhur me qeverinë, duke shtuar se avionët e drogës shkojnë e vijnë.

“Në aeroportin e fjetur të Kukësit, kaçatorrët e narkoqeverisë shkojnë e vijnë! Shikoni videon e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në Facebook.

Më poshtë gjeni edhe videon e publikuar nga ish-Kryeministri. /a.y/noa.al