Transmetuar më 19-01-2018, 10:24

Kate Middleton dhe kunata e saj Meghan Markle, janë pa diskutim në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Dy nuset e familjes mbretërore angleze, kanë tërhequr vëmendjen për stilin e tyre të veshjes jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe në nivel botëror.

Por është i ditur fakti, Kate do të jetë mbretëresha e ardhshme dhe pikërisht asaj momentalisht i lejohet një privilegj i veçantë.

Siç raporton ‘Mirror’, dukesha e Cambridge Kate, njëherësh gruaja e princit William, ka një privilegj, i cili nuk i lejohet Meghan; ajo mund të vendosë kurorë dhe dekorime me gurë në kokë.

Kjo pasi kurorat dhe aksesorët në formë të ngjashme, iu lejohen vetëm grave të martuara. Sipas protokollit mbretëror, vajzat fisnike, qofshin bija apo nuse nuk mund të mbajnë kurora, shkruan noa.al.

Kjo do të thotë që deri në maj kur do të mbahet dasma mes aktores amerikane dhe princit Harry, Meghan e ka të ndaluar të vendosë kurorë.

Po ditën e dasmës? Sipas protokollit mund të vendoset vetëm në mbrëmje, kështu që me shumë mundësi Meghan do të shfaqet me kurorë në kokë vetëm në ceremoninë e pritjes dhe jo gjatë celebrimit. /a.y/noa.al