Transmetuar më 18-01-2018, 20:44

Fëmijët në qytetin norvegjez Balstad, bëjnë çdo ditë një punë që fitojnë të ardhura të mira, të cilën nuk mund ta bëjnë të rriturit.

Ata i presin gjuhën një lloji peshku (Bakallar), që është specialitet i norvegjezëve, i cili për shkak të kërkesave të mëdha u jep mundësi fëmijëve të punojnë për pastrimin e tyre.

Më i miri në këtë biznes, i cili ka siguruar të ardhura më të mëdha është 16-vjecari Trgjav Petersen.

Babai i tij është peshkatar dhe i ka mësuar të birit metodat më të shpejta dhe të thjeshta për ta bërë punën.

“Kur fillova ta bëja këtë punë, prisja rreth 2 kg peshk në ditë. Sot arrij të bëj 80 kg, të cilat më sjellin të ardhura rreth 500 euro në ditë”, tha adoleshenti.

Ai shtoi se kjo është metodë shumë e mirë për të siguruar disa gjëra për veten, si celularë të fundit, laptopë, rroba apo udhëtime jashtë vendit. /k.k/noa.al/