Transmetuar më 18-01-2018, 20:13

Ai është një ndër emrat më të njohur në Kosovë, dhe jo vetëm, ndërsa sot mbylli sytë për herë të fundit.

Është ndarë nga jeta rapsodi i njohur, Ibrahim Sefë Mleqani, i njohur nga grupi folklorik “Bijtë e Sefës”.Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur në rrjetet sociale. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet gjatë ditës së nesërme, në orën 14:00, në fshatin Mleqan.

Ibrahimi, bashkë me vëllezërit e tjerë, ishin inspiruesit kryesorë të rezistencës së shqiptarëve.Ndër këngët e tij që do të mbahen mend janë: Hikmetja, Ajshja, Ali Pasha, Selman Kadrija, Ahmet Delia, etj.