Transmetuar më 18-01-2018, 17:39

Një avokat është arrestuar sot nga policia e Tiranës, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e, "Mashtrim në shuma të mëdha", "Fshehje të ardhurave" dhe "Falsifikim i  dokumentave".

Sipas njoftimit zyrtar, Gazmir Xhurxhi, 35-vjeç, nga Tirana u arrestua nga Seksioni për Hetimin e  Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Avikati Gazmir Xhurxhi, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 1.7 miljonë lekë të reja, duke falsifikuar disa fatura dhe dokumenta shtetasit, H. D, 59 vjeç, banues në Klos.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.