Transmetuar më 18-01-2018, 16:58

Imami i Xhamisë së Tabakëve, Elvis Naçi i cili njihet për qëndrimet e tij të ashpra ndaj disa fenomeneve shoqërore ishte i ftruar në misionin "Wake up", ku ndër të tjera është pyetur edhe për çështjen e homoseksualitetit.

Eno Popi e pyeti imamin se çfarë mendimi kishte për Nur Warsame, imamin e parë homoseksual i cili do të hapë në Australi xhaminë e parë miqësore me komunitetin.

"Ngaqë është një risi, normal që duket e çuditshme sepse edhe imam edhe homoseksual nuk bën sens në fenë islame. Në fenë islame, por edhe në atë kristiane, hebreje etj, homoseksualizmi është një mëkat i madh. Por çdo njeri ka gabime, sepse ne kalojmë në ekstrem, ofendojmë, shajmë e me radhë. 

Por ka një mesatare të artë. Të gjithë ne kemi gabimet tona, në disa raste ne e zbatojmë fjalën e Zotit dhe ky rast i homoseksualitetit është një gabim i madh në islam dhe një imam që bën një gabim kaq të madh nuk bën sens. 

Gjërat nuk bëhen publike. Edhe unë kam mëkatet e mia, por nuk ka përse të bëhen publike, sepse njerëzit humbin besimin. Në islam atë që e quajmë mëkat, ne mundohemi ta largojmë, jo ta promovojmë", deklaroi Naçi.