Transmetuar më 18-01-2018, 13:39

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim u ka dërguar një letër ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu, asaj të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, si dhe gjithë diplomatëve të BE të akredituar në Tiranë.

Letra e saj ka të bëjë me reformën në drejtësi, ku ajo thotë se problemi me kritik vazhdon të mbetet implementimi i saj.

“Sjella arrogante e mazhorancës ka minuar rëndë dialogun politik. Moment i patolerueshëm përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM-ja për kandidate të caktuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit (ish-sekretar i Përgjithshëm i ministrit Tahiri). Veprimet e maxhorancës janë të një linje politike që ka prioritet kapjen e drejtësisë. Kapja e drejtësisë do ketë pasoja të rënda politiko-shoqërore për vendin”, shkruan Kryemadhi.

Ajo shton se LSI votoi pa asnjë mëdyshje reformën dhe 7 ligjet sepse ishin garantë BE dhe SHBA. Koha i dha të drejtë mosvotimit të Partisë Demokratike.

Sipas kryetares së LSI, roli i ndërkombëtareve është shumë i rëndësishëm për krijimin e një klime të re politike. /a.y/noa.al