Transmetuar më 18-01-2018, 13:12

Ajo ka perandorinë e vet të modës. Po flasim për Victoria Beckham e cila tregoi përsëri se është modele e përsosur për linjat e saj.

Victoria, guaja e ish-futbollistit britanik David Beckham, ish-këngëtarja e grupit muzikor “Spice Girls”, stiliste dhe tani edhe modele, ka pozuar në numrin e shkurtit të “Vogue” të Spanjës dhe imazhet e saj provokuese kanë bërë për vete ndjekësit në rrjetet sociale.

Victoria ka pozuar me një veshje ‘body’ në ngjyrë mishi, e cila e tregon shumë sensuale, ndërsa është fotografuar nga Boo George.

43-vjeçarja shfaqet gjysmë e zhveshur, duke treguar figurën e shndritshme dhe rinore,

Ndërsa në një tjetër foto, bukuroshja duket e veshur me rroba të kuqe, që e bëjnë atë një modele të përsosur. /b.l/noa.al/