Transmetuar më 18-01-2018, 12:34
Publicitet

Komisioni Evropian ka organizuar një takim me operatorët e telekomunikacionit nga Ballkani Perëndimor në Bruksel ku u ka kërkuar kompanive rajonale të eksplorojnë mundësinë e uljes së çmimeve të roamingut.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov, vendi i të cilit tani kryeson Këshillin e BE, tha se, për të filluar, do të bëhen përpjekje për të ulur çmimet e roamingut në Ballkanin Perëndimor, me qëllimin përfundimtar të heqjes së roamingut sipas modelit të BE.

Planet përkatëse do të paraqiten në takimin e ardhshëm të BE për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet në Sofje në muajin maj.

Shërbimi roaming ndërkombetar bën të mundur të përdorni shërbimet e operatorit tuaj kur jeni në shtete të tjera. 

Tarifat e shërbimive në Roaming Ndërkombëtar janë zakonsiht më të larta se tarifat në kushte normale kur ndodheni brenda vendit tuaj. /b.l/noa.al/

Loading...