Transmetuar më 18-01-2018, 12:18

Tashmë festave zyrtare u është shtuar edhe një tjetër, duke bërë që administrata, shkollat dhe kopshtet të kenë një ditë më shumë pushim.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme një tjetër festë zyrtare, pas propozimit të përfaqësuesit të ministrisë së Kulturës, Endri Zerva.

Është propozuar që data 5 shtator, e cila njihet si dita e shenjtërimit të Nënë Terezës të bëhet festë zyrtare.

Kështu, veç 19 tetorit, e shpallur si dita e lumturimit të Nënë Terezës, Komisioni i Ligjeve vendosur me vota unanime që në nder të shenjtores të shtohet edhe një tjetër festë zyrtare, 5 shtatori.

Tashmë pasi u miratua në komision, projektligji do të kalojë për votim në parlament. /a.y/noa.al