Transmetuar më 18-01-2018, 11:59

Një apartament është përfshirë i gjithë nga flakët, por fatmdirësisht ka përfunduar me fund të lumtur për banorët e tij.

Akti më i bukur mes gjithë kësaj tragjedie flakësh ishte shpëtimi i një foshnje i cili u hodh nga ballkoni.

Nuk dihet ende nëse fëmija u ka shpëtuar nga duart apo është hedhur qëllimisht në krahët e kapitenit Scott Stroup, por e rëndësishme është që ai e priti shëndoshë e mirë.

Ngjarja dramatike e ndodhur në Georgia të SHBA-ve është filmuar nga kamera e vendosur në helmetën e një zjarrfikësi tjetër.

Scott nuk ishte i vetmi zjarrfikës hero që shpëtoi fëmijën, pasi falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nuk pati asnjë viktimë. /b.l/noa.al/