Transmetuar më 18-01-2018, 11:25

“Je shumë e kualifikuar për t’u punësuar tek ne”. Kjo ka qenë përgjigja që ka marrë një vajzë e re pasi kishte aplikuar për punë tek shumë rrjete të mëdha marketesh dhe fast-food-esh.

Pasi ka kërkuar e kërkuar, aplikuar e aplikuar, më në fund, Nora Uallej 28 vjeçe është punësuar si kasiere në supermarketin “Wallmart”, duke iu plotësuar ëndrra e jetës.

Nora veshi përparësen e “Wallmart-it”, iu afrua kasës dhe nisi ditën e saj të parë të punës, e cila çuditërisht do të ishte dhe e fundit e saj…

Blerësja e parë që u afrua tek kasa ishte një grua e shëndoshë, tipike amerikane, e veshur me rroba pa asnjë lidhje, e lyer keq dhe me një model flokësh që të kallte frikën. Zonja shoqërohej nga dy djem afërsisht të moshës 10 dhe 11 vjeç.

 “Përshëndetje Zonjë dhe faleminderit që zgjodhët Wallmart për të bërë blerjet tuaja”, ka qenë përshëndetja e parë e Norës në drejtim të zonjës…

Më pas Nora vijoi me fjalët e saj të ëmbla… “Zonjë, paskeni fëmijë të mrekullueshëm. Mos vallë janë binjakë?

Në këtë çast, zonja e afruar tek kasa, e shikon Norën me një pamje të frikshme, ngrys vetullat dhe me një çjerrës ia kthen: “Çfarë po më thua moj, çfarë janë këto që dërdëllit…bla bla bla… Fëmijë të mrekullueshëm bla bla bla… Po më thua që edhe janë binjakë, pffff.. Çfarë të bën të mendosh se janë binjakë???”

Nora ishte shtangur nga reagimi i zonjës, por nuk e humbi kontrollin dhe ia ktheu: “Ju pyeta nëse janë binjakë pasi nuk mund ta besoj kurrë se një mashkull ka fjetur dy herë me ju”…

Të gjithë personat që prisnin në rradhë, madje shumica e personelit të Wallmart ia plasën së qeshurës, pasi ishte një përgjigje që askush nuk mund ta kishte imagjinuar më parë.

Nora do të mbahet mend gjatë tek ky rrjet marketesh pasi humbi vendin e punës ditën e parë, me klientin e parë, por edhe që shkriu së qeshuri mijëra klientë që ishin aty.

Nora, ishte përballur me shumë varjante pune, madje duke parë faktin se kishte përfunduar shkenca politike, i ishin dhënë shumë mundësi të punësohej në firma të ndryshme ligjore, apo administratë, por të gjitha i kishte refuzuar për një arsye të çuditëshme.

Në historikun e familjës së Norës, shumica e të afërmve apo prindërit e saj kishin punuar shitës në dyqane të vogla apo supermarkete lokale, ndaj dhe Nora, edhe pse me një shkollim të mrekullueshëm, kishte vendosur të punonte në kasë.

Sepse sipas saj, të punosh në kasë, si shitëse, je gjithnjë në kontakt me njërëz të ndrysëm të çfarëdolloj gjinie, ngjyre apo race dhe mund të ndash me ta të bukurën dhe të keqen.