Transmetuar më 17-01-2018, 22:17

Rikthimi i “West Side Family” me këngën “Beso” rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve dhe pati interes të madh në publik.

Pjestarët e grupit Landi Hysi dhe Armir Shahini ishin sot të ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan ku treguan si u realizua ky projekt dhe fabulën e tij.

Këngëtarët thanë se ky projekt është nisur nga i ndjeri Dr Flori i cili ia dedikonte djalit të tij dhe se mesazhi i kësaj këngë është besimi.

“Ndihet ende mungesa e Dr Florit, ai ishte i pazëvëndësueshëm. Por për këtë projekt ne kemi punuar shumë, por ja vlejti. Mesazhi është: Lutu dhe beso.

Ndërkohë Shahini tha se ky projekt është dedikim shpirtëror për Dr. Florin.

“Ky ka qenë projekt ka qenë i Florit ia ka dedikuar djalit të vet dhe ka punuar me vëllanë e vet Albanin. Ky projekt ka nisur si dedikim shpirtëror për Dr Florin. Ai kishte lënë të shkruar pjesën e parë dhe për pjesën tjetër këmi punuar të gjithë bashkë”, tha Shahini.