Transmetuar më 17-01-2018, 20:58

Një ngjarje e tmerrshme është filmuar nga një kamera sigurie në Indi ku një foshnje që kishte vetëm 6 orë që kishte ardhur në jetë është rrëmbyer teksa po flinte në krahët e nënës.

Në video shihet se si një grua e paidentifikuar futet në dhomën e spitalit dhe rrëmben foshnjen.

Ngjarja është filmuar në një spital në qytetin Thane.

Mësohet se nëna e foshnjes është 19-vjeçe dhe është identifikuar me emrin Mohini Mohan Bhavar.

Drejtuesit e spitalit janë hedhur në gjyq nga babai i foshnjes së porsalindur.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e gruas që rrëmbeu foshnjen./a.k/noa.al/