Transmetuar më 17-01-2018, 20:50

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë nisur disa operacione me në fokus goditjen e grupeve kriminale në fushën e narkotikëve.

Në tre shtete të ndryshme, është bërë i mundur arrestimi i 11 shqiptarëve, të cilët dyshohet se janë përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas ABC, banda e shqiptarëve është kapur në datën 16 janar, dhe thuhet se shpërndante heroinë.

Të ashtuquajturit “mafiozë me reputacion”, grupi prej 11 personash kishte shtrirë aktivitetin e tyre në Staten Island, Brooklyn dhe Neë Jersey.

Në këtë operacion morën pjesë agjentë të një task force të DEA-s, detektivë të NYPD (Departamenti i Policisë së Neë York City) dhe anëtarë të tjerë të agjencive federale dhe shtetërore.

Ata mësohet se kryen disa arrestime dhe kontrolle në vendndodhje të ndryshme. Po ashtu mediat amerikanë bëjnë me dije se një operacion i ngjashëm është duke vijuar ende. /k.k/noa.al/