Transmetuar më 17-01-2018, 19:37

Një kalë i pambrojtur u përfshi në një sulm brutal, në një ring cirku, nga një luan dhe një tigër.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një ngjarje kur kali i shfaqjes po performonte brenda ringut, kur nga askund, u shfaqen dy kafshët e mëdha.

Bosi i cirkut tha se kishin një plan të guximshëm për macet e mëdha që të hipnin në anën e pasme të kalit dhe po provonin një gjë të tillë, kur dy kafshët sulmuan.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi brenda në një tendë që i përkiste cirkut kinez “Taiyang”.

Një zëdhënës i cirkut tha: “Kafshët nuk bashkëpunuan shumë mirë. Kali shkelmoi luanin, i cili filloi ta kafshojë atë në kthim”.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, tigri i cili ishte gjithashtu në ring në atë kohë u bashkua me sulmin. /k.k/noa.al/