Transmetuar më 17-01-2018, 19:17

Një çift nga Shqipëria u kapën dje, në Itali, me një sasi lënde narkotike të llojit heroinë. Ndalimi i tyre u bë në portin e Brindisit, ku kishin me vete edhe 5 kilogram heroinë, gati për t’u hedhur në treg.

Repubblica.it shkruan se gjatë kontrollit të makinës policia evidentoi drogën e fshehur në katër gomat e makinës.

Sasia e konfiskuar raportohet të jetë 5 kg heroinë, e ndërsa personat e dyshuar për posedimin e saj mësohet se janë Fatos Tahiri dhe Brunilda Meço.

Policia e Brindisit thotë se kjo është sasia më e madhe e Heroinës kapur në këtë port gjatë vitit të fundit.

Sipas të dhënave që vinë nga policia italiane dyshohet se çifti që po transportonte heroinën luante rrolin e korrierit. /k.k/noa.al/