Transmetuar më 17-01-2018, 18:42

Katër shqiptarë të akzuar për disa vjedhje kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pas disa hetimeve.

Policia u vu në ndjekje të tyre pas tentativës për të grabitur në Via della Torre në Giugliano.

Pas ndalimit të shqiptarëve, autoritetet kryen kontrolle në makinën e tyre dhe gjetën disa sende me vlerë dhe armë.

Sipas mediave vendase, të ndaluarit janë Kasem Stafa, 42 vjeç, Krenar Xheli, 23 vjeç, Andi Xhiveshi, 21 vjeç dhe Renato Bajraktari, 28 vjeç.

Ata i bënë rezistencë policisë në momentin e prangosjes. Madje, njëri prej tyre, Krenar Xheli ka tentuar të qëllonte me kaçavidë një nga punonjësit e policisë.

Policia ka bërë me dije se 4 shqiptarët kanë qenë prej kohësh nën hetim, por arrestimi i tyre u bë vetëm pasi këta të fundit u kapën duke vjedhur banesën e një 44 vjeçari në San Tammaro. Vlera e objekteteve të vjedhura kapin vlerën e 10mijë eurove. /k.k/noa.al/