Transmetuar më 17-01-2018, 16:48

Ami, Ermali dhe stafi i tyre kanë kaluar disa ditë pushimi në Kolashin. Në përfundim të pushimeve, aktori i humorit dhe moderatori i njohur ka postuar një foto ku shfaqet me Amin.

Ndërkohë Ermali ia ka numëruar të gjitha Amit. Me pak fjalë, por më të mëdhatë që ekzistojnë dhe në fund ajo, Amarda Toska.

"Lumturi, dashuri, gëzim, bekim, mrekulli, pasion…@amrdatoska”, shkruan Ermali përbri fotos.

Moderatorja e njohur Amarda Toska është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Mami Ami do të sjellë shumë shpejt në jetë një vajzë që me siguri do të jetë njësoj e bukur si ajo.

Ami këtë periudhë është treguar mjaft diskrete dhe nuk ka preferuar të publikojë foto gjatë shtatzënisë. 

Edhe ato herë kur ka ndodhur, të cilat kanë qenë të pakta, janë bërë nga Ermali ose miqtë e çiftit. /b.l/noa.al/