Transmetuar më 17-01-2018, 15:19

Moti dominohet nga kthjellimet në të gjithë territorin deri në orët e pasdites kur vranësira lokale do të shfaqen në Verilindje.

Edhe mbrëmja mbetet nën dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa vranësira të herë pas hershme do të ketë në Veri dhe zonat Lindore të territorit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien me 7- 8°C në orët e mëngjesit por mesdita do të ketë një rënie prej mesatarisht 5°C duke luhatur ekstremalet nga -6 në 11 – 12 °C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Verior duke bërë që në brigjet detare dallgëzimi të zbresë në 2 ballë.

Europa

Kontinentit Europian, në pjesën më të madhe të tij, mbetet me vranësira dhe reshje të pakta por mbetet problematike situata sinoptike në ekstremet kontinentale të Veriperëndimit dhe Juglindjes ku priten reshje të dendura shiu e dëbore. Ndërsa Jugu dhe pjesërisht Verilindja e Europës vijojnë me mot të kthjellët. /b.l/noa.al/