Transmetuar më 17-01-2018, 13:00
Publicitet

Zgjodhi varrin e babait për ti dhënë fund jetës. Kolë Marku, 45 vjeç, nga fshati Dol në komunën e Gjakovës, mëngjesin e së shtunës vrau veten duke pirë acid. Ai u gjet i vdekur mbi varrin e babait të tij, i cili kishte ndërruar jetë vite më parë.

I ndjeri ishte i martuar dhe la pas tre fëmijë, më i madhi 15 vjeç. Familja thotë se nuk i di motivet që shtynë 45-vjeçarin t’i jepte fund jetës.

Dhjetëra njerëz mëngjesin e së martës shkuan në shtëpinë e Kolë Markut ku jeton familja e tij për të shprehur ngushëllime.

Marku, zgjodhi varrin e babait i cili i kishte vdekur vite më parë, që t’i jepte fund jetës. Por para se ta kryente këtë akt, i ndjeri kishte telefonuar gruan dhe djalin për t’iu dhënë lajim se kishte ndërmend t’i jepte fund jetës, duke u treguar vendin se ku planifikonte të kryente vetëvrasjen. Ka qenë vetë djali i tij 15 vjeç, ai i cili e ka gjetur babanë të vdekur në varreza.

Kështu ka thënë për Express vëllai i të ndjerit, Viktor Marku. Thotë se vëllai i tij nuk kishte vuajtur nga ndonjë sëmundje e as nuk kishte pasur probleme. E përshkruan si një njeri të qetë dhe mjaft familjar.

Viktori, vëllai i të ndjerit, thotë se ende nuk i di motivet që e kanë shtyrë atë të kryente aktin e vetëvrasjes.

“Vëllai i ishte 45 vjeç. Nuk ka pas ndonjë problem. Nuk ka qenë i shqetësuar apo depresiv. Ai ka bërë vetëvrasje tek varri i babës. Para se ta kryente aktin ka lajmëruar familjen, gruan dhe djalin, dhe kur kemi shkuar ne e kemi gjetur pa shenja jete”, rrëfen vëllai i të ndjerit.

Ai thotë se ka qenë vetë vëllai i tij ai i cili e ka lajmëruar familjen se do të bënte vetëvrasje.

“Pasi na ka lajmëruar kemi shkuar unë edhe djali i tij, dhe e kemi gjetur”. Por Viktor Marku tregon se i ndjeri kishte pasur probleme me pijen. Madje tek vendi ku është kryer vetëvrasja është gjetur edhe një shishe me birrë.

“Kola ka punuar këtu me neve, me punë të shtëpisë. Ai ka pirë”, thotë ai.

Ndërkohë Policia e Kosovës vijon hetimet lidhur me këtë rast.