Transmetuar më 17-01-2018, 12:19

Moderatorja e njohur Amarda Toska është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Mami Ami do të sjellë shumë shpejt në jetë një vajzë që me siguri do të jetë njësoj e bukur si ajo.

Ami këtë periudhë është treguar mjaft diskrete dhe nuk ka preferuar të publikojë foto gjatë shtatzënisë.

Por së fundmi ajo ka publikuar në rrjete sociale foto nga pushimet e saj me bashkëshortin e Ermal Mamaqi.

Gjithesesi sot Ami teksa pushon në një vend me borë na tregon si duket. Ajo mbetet e bukur si gjithmonë.

E ulur, teksa mban duart në xhep të xhupit të kuq, Amin e ka kapur një nur i bukur shtatzënie. Çifti i njohur i showbizit janë në pritje të një vajze pas Joelit, djalit të tyre parë.