Transmetuar më 17-01-2018, 09:39

Kryeministri Edi Rama jep një lajm të mirë lidhur me investimet në vendin tonë dhe konkretisht në aeroportin e ri të Vlorës.

“Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës. Deri në qershor hapja e kantierit. Shqipëria që duam”, shkruan Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë e ka deklaruar prej kohësh se ndërtimi i aeroportit në qytetin bregdetar të Vlorës do të jetë një ndër prioritet kryesore të qeverisë.

“Brenda 2021 do të kryhet fluturimi i parë nga Vlora”, ka thënë ai pak kohë më parë.

Ai është zotuar që brenda mandatit “Rama 2” të ngrihet dhe avioni i parë nga aeropoti i Vlorës. /a.y/noa.al