Transmetuar më 16-01-2018, 20:55

Nga Ylli Manjani

Drejtësia politike.

Rilindja, mbështetur edhe nga shoqe dhe shokë internacionalistë, ka zabtuar tashmë sistemin e ri të drejtësisë!

Çdo gjë sipas planit që thurën në fillim! Për këtë aftësi për ta çuar një plan deri në fund, i duhet thënë “Bravo”! Përdorën çdo gjë, shantazhin parlamentar, përçarjen e opozitës, luajalitetin e LSI-në e madje edhe Washintonin e Brukselin. Këto të fundit na krijuan përshtypjen se i kishin zgjidhur të gjitha çështjet bërthamore të globit dhe ju kishte mbetur vetëm legjitimimi i Rilindjes këtu!

E theksoj: u krijua përshtypja!

Fundi i këtij projekti dihej: Rilindja të marrë nën kontroll drejtësinë!

Sot mund vetëm ta dëshmojmë me prova që dalin çdo ditë.

Prokurori i Përgjithshëm- tashmë në xhepin e Rilindjes.

KLP dhe KLGJ, gati për tu futur në të njëjtin xhep. Pritet vendimi formal i Kuvendit Rilindas.

Nëpërmjet KLGJ dhe KLP si dhe me “ndihmën e pa kursyer” të Ministrisë së Brendëshme, Rilindja zabton SPAK dhe BKH. Me këto organe duhet të ndëshkohet korrupsioni, besoj i opozitës , se Rilindja është qelibar! E ha e vetme gjithë tepsinë!

Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese, pas paralizës që po kalon do jetë e gjitha Rilindase!

Pra do kemi per pak kohë një drejtësi edhe formalisht full option Rilindase! Formalisht sepse praktikisht është që sot ashtu!

Pyes veten, po kur të mos jetë më Rilindja në pushtet?!

Do doja shumë që të mos kishim më një drejtësi politike, por Rilindja nuk po na lë as ta mendojmë si koncept!

Në këto kushte: pushka top tu bëhet!

Veç kujdes: hiqjani thepin…

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al